Dy persona janë ndaluar sot nga policia si të lidhur me grabitjen në aeroportin e Rinasit.
Burime për “News24” bëjnë me dije se 2 të ndaluarit dyshohet se modifikuan furgonin e Rinasit, me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.
Njëri nga të dyshuarit u arrestua në lagjen ‘28 Nëntori’ , i dyshuari tjetër u arrestua në periferi të qytetit. Dy të arrestuarit mësohet të jenë të moshës 28 dhe 29 vjeç.
Në fakt dy personat janë shoqëruar deri në orët e para të mëngjesit dhe janë marrë në pyetje.
Policia i ka pyetur; Se kush i ka kërkuar të bëjë modifikimit në mënyrë që t’i dërgojnë në emrat e grabitësve.
Duhet theksuar se policia dhe prokuroria kanë në vëmendje persona të tjerë me të shkuar kriminale. Nëse konfirmohet nga policia se janë grabitur 10 milionë euro do jetë grabitja më e madhe e ndodhur në 29 vite.
Pista e dytë e policisë është për një grup kriminal që operon në zonën e Fushë-Krujës. News 24 i zotëron gjeneralitetet e dy personave të ndaluar. “- tha gazetarja Klodiana Lala per news24.