Brokoli është një nga perimet që pëlqehet nga shumica e njerëzve dhe është mjaft i shëndetshëm nëse edhe ju do e konsumoni.
Ja si mund ta përgatisni supën me pulë dhe brokoli
Përbërësit
Një pulë e vogël ose 4-5 copa mish pule
300 gr brokoli
1 patate mesatare
1 karrotë
Një lugë çaji me gjalpë
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper
Përgatitja
Pastrojmë mishin e pulës dhe bokolin me ujë të bollshëm. Pastaj bokolin e ndajmë në degëza ndërsa patatet i presim në kubikë shumë të vegjël.
Nëse dëshironi të shtoni edhe karota prijini ato në kubikë shumë të vegjël gjithashtu, ose sipas preferencës ju mund ta grini edhe imët me rende.
Vendosim një tenxhere në zjarr, hedhim vajin e ullirit dhe pak gjalpë të freskët, shtojmë patatet, përziejmë bashkë për disa minuta dhe më pas shtojmë brokolit, sa të skuqet pak edhe brokoli i heqim dhe i vendosim në një enë tjetër.
Ndërkohë në tenxheren me yndyrën e mbetur shtojmë copat e mishit të pulës kalojmë për disa minuta në zjarr, shtojmë kripë dhe më pas shtojmë ujin derisa të mbulohen mirë dhe e lëmë që të ziejë.