Si thoni për një gjellë me patate dhe bizele?

Si thoni për një gjellë me patate dhe bizele? Receta e mëposhtme do ju ndihmojë ta përgatisni:

Përbërësit:
2 qepë të grira imët
2 patate të prera kubikë
300 gramë mish qengji
3 domate mesatare të grira imët
100 gram bizele
4 gota ujë
1 lugë çaji me kripë
2 lugë gjelle vaj luledielli

Përgatitja:

Në një tenxhere me vaj skuqim qepën. Pasi të jetë vyshkur i shtojmë mishin e larë mirë.

E lëmë pak dhe pas 7-8 minutash i shtojmë domatet.

Pasi të kenë lëshuar lëngun, i shtojmë patatet, bizelet, ujin dhe i lëmë të ziejnë për rreth 30 minuta.

Nga fundi i shtojmë kripën. Gjella me patate dhe bizele është gati!

Loading...