Rudina Hajdari: “Prania e demokratëve të ndershëm dhe gjithë atyre që aspirojnë një demokraci të vërtetë, do të jenë mbështetja e jonë”

Hajdari flet edhe për demokratë të ndershëm, duke goditur kështu Bashën dhe drejtuesit aktualë të PD, por nuk merr iniciativën të bëjë më shumë se kaq.

Mesa duket, e vendosur mes presionesh nga të gjitha anët, Hajdari ka qetësuar ujërat, e ka rrëzuar zërat që po kërkonin prej saj që të sillte një alterantivë të re politike.

Ndërkohë që të gjithë e kanë fokusuar vëmendjen te lëvizja e radhës së Rudian Hajdarit, nëse do të krijojë parti të re, nëse do të godasë Bashën, nëse do të krijojë opozitën e re, ka ardhur më në fund edhe reagimi i saj.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Hajdari ka komentuar fjalët dhe aludimet që qarkullojnë në media të ndryshme.

Duke u përqendruar te situata politike dhe te klasa aktuale që na drejton, Hajdari shkruan se jemi futur në një “psikiatri politike” dhe se dalja e një alternative të re, e një grupimi të ri politik, do të ishte një veprim për t’u vlerësuar e për t’u mbështetur.

Më tej ajo hedh poshtë zërat se do të jetë drejtuesja e një partie të re politike, që mund të zëvendësojë PD, e cila ka vendosur të mos i shohë më dyert e Kuvendit.

“Pak ditë më parë, në deklarimin që bëra në Parlament, shpreha vullnetin e grupit që kryesoj dhe ky do të mbetet angazhimi im kryesor.

Natyrisht, në rrugëtimin që kemi nisur, prania e demokratëve të ndershëm dhe gjithë atyre që aspirojnë një demokraci të vërtetë, do të jenë mbështetja e jonë”, shkruan Hajdari, duke hedhur idenë e krijimit të një formule të përshtatshme që të kandidatët për deputetë të zgjidhen nga qytetarët dhe jo kryetarët e partive.

Ky ligjërim I Hajdarit, duket njëlloj si fjalët e atyre që Basha la jashtë zgjedhjeve të 2017, të cilët kërkonin një system të ri. Duke qenë se ata u zhveshën nga çdo lloj pushteti dhe influence politike, situatën në dorë e ka marrë Hajdari, e cila po synon një spatrim të demokratëve.

Hajdari flet edhe për demokratë të ndershëm, duke goditur kështu Bashën dhe drejtuesit aktualë të PD, por nuk merr iniciativën të bëjë më shumë se kaq.

Mesa duket, e vendosur mes presionesh nga të gjitha anët, Hajdari ka qetësuar ujërat, e ka rrëzuar zërat që po kërkonin prej saj që të sillte një alterantivë të re politike.

Loading...