Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar lëvizjet e fundit të policisë, gjoja në zbulim të vjedhjes së milionave euro në Rinas.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, ky operacion është i njëjtë me dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti.
Miq, prej katër ditësh, për të maskuar grabitjen shtetërore të shekullit në Rinas, narkopolicia me urdhër të Noriegës dhe Gjeneral Kanabisit, badiguardi i Eskobarit ka nisur operacioni me emër të koduar ‘Fredi Alizoti’.
Për këtë qëllim, pasi e informuan të zhdukej, shpallën në kërkim Klement Çalën dhe tani janë vërsulur në arrestime të të afërmëve të Çalës, njerëz që në jetën e tyre nuk kanë të regjistruar ndonjë shkelje ligji, por me shpresën e pashuar se ndonjëri prej tyre do pranoj të luaj rolin e Fred Alizotit ne grabitjen shtetërore të shekullit.
Përveç kësaj, narkos me uniforme po kërkojnë strofullen se ku do ti vendosin disa dhjetëra mijëra euro, njëlloj si në rastin e parë që i futën në frigorifer dhe tenxhere me presion për të faktuar se u gjetën dhe paratë qe nuk u ‘dogjën’ nga policia, por u poqën.
Kësaj radhe po provojnë lavatriçe, mikrovale, qypa balte, gjerë dhe katryve ujë.
Miq, le të ndjekim gjer në përfundimin me sukses spektakolar operacionin ‘Fredi Alizoti’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.