E imagjinoni dot Bes Kallakun President të Shqipërisë?- Ndoshta jo, por vetë Besi ka nisur ta imagjinojë veten në krye të shtetit

E imagjinoni dot Bes Kallakun President të Shqipërisë?

Ndoshta jo, por vetë Besi ka nisur ta imagjinojë veten në krye të shtetit dhe kjo falë lajmit më të fundit që na vjen nga Ukraina.

Besojeni ose jo, komediani më i njohur në Ukrainë që luante rolin e presidentit në skeçet e tij, ka fituar bindshëm dy raundet e para, një më 31 mars dhe ato që u zhvilluan ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Volodymur Zelenskiy, i cili ka shumë pak eksperiencë në politikë, pasi ai e ka filluar karrierën duke luajtur historinë e një mësuesi që zgjidhet president.

Duke marrë shembullin e tij, Besi shkruan sot në Instastory se duhet menduar kjo punë.

Ai ka publikuar lajmin e Zelenskiy-t ndërsa na paralajmëron të gjithëve që kurrë mos të themi kurrë:

“Duhet menduar mirë kjo punë”, shprehet Besi me një ikonë ku shkel syrin

Loading...