Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në spitalin e Elbasanit, ku një vajzë e re, vetëm 25 vjeçe ka humbur jetën një orë pasi solli në jetën fëmijën e saj të parë.
Sipas informacioneve të para, Rexhina Debrova ka lindur në javën e 42, duke sjellë në jetë një vajzë, e cila fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë familjarët e vajzës kanë ngritur akuza ndaj stafit mjekësore, duke u shprehur se mjeku kardiolog është vonuar një orë dhe nuk ka mundur ta shpëtojë.
Ende nuk ka reagim nga spitali dhe as nga policia, ndërsa pritet që të dalë ekspertiza mjekoligjore për të papërcaktuar shkaqet e vdekjes së 25-vjeçare.
Rexhina Debrova u bë sot nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë pas vetëm 10 muajsh martesë.