Qendra spitalore e Elbasanit ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur pak orë më parë ku Rexhina Debrova ka ndërruar jetë një orë pas lindjes në maternitet.
Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50”.
Më tej në deklaratë thuhet se foshnja e ardhur në jetë u reanimua dhe gëzon shgëndet të plotë, ndërkohë që sa i përket punës së stafit mjekësor, thuhet se ka dhënë trajtimin e duhur, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.
Ndërkohë bëhet me dije se po priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes tragjike të Rexhina Debrovës.
Deklarata e plotë:
Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R. D., Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite.
Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50.
Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë.
Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.
Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës.
Pas vdekjes së 25-vjeçares, Rexhina Debrova, ditën e sotme gjatë lindjes në maternitetin e spitalit të Elbasanit, kanë reaguar edhe familjarët e saj.
Të irrituar me stafin mjekësor ata shprehen se gjithë kjo ishte për shkak të neglizhencës së mjekëve.
Ata pretendojnë që kardiologu ka ardhur me vonesë në spitalin e Elbasanit dhe kërkojnë që të vendoset drejtësi duke u shprehur që nëse nuk prangoset mjeku i dyshuar si fajtorë, atëherë ata do të bëjnë vetëgjyqësi./faxweb