Policia e Kosovës po bën përpjekje për ta nxjerrë personin që dyshohet se ka mbetur nën rrënoja pas rrëzimit të një objekti në Mitrovicë, dyshohet se eshte 20 vjec.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, ka thënë se ekipet policore po punojnë që të nxjerrin nga rrënojat e ish-hotelit Adriatiku personin që dyshohet se mbeti nën to.
“Njësitet janë duke punuar ne vendin e ngjarjes për me gjetë personin qe dyshohet qe ka mbet ne rrënoja”, ka thënë Zahiti.
Një pjesë e objekti i ish-hotelit Adriatiku në Mitrovicë është shembur sot gjatë ditës.
Gazeta Express ka siguruar pamje nga momenti i rrëzimit të këtij objekti.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë për Televizionin 7, se së pakui një person është zënë nën rrënojat e hotelit.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, për Televizionin 7, ka thënë se një person ka mbetur nën rrënoja.
“E ka nxan një person, do të mundohemi të bëjmë gjithçka që ta nxjerrim nga aty”, tha Bahtiri.
Ai thotë se është jashtë vendit, por që është i informuar se pjesa më e madhe e hotelit është shembur,
“Me kanë njoftu që është shembë një pjesë shumë e madhe e hotelit”, ka shtuar ai. /Express