Itali – Nëna mbyt të birin 2-vjeçar

Një grua është arrestuar në krahinën e Frosinones në Itali.

Ajo akuzohet për vrasjen e djalit të saj 2-vjeçar. Mësohet se 29-vjeçarja është arestuar nga Karabinierët e Piedimonte San Germano.

Sipas raportimeve thuhet se ajo e kishte mbytur të birin sepse ai thjesht dëshironte të kthehej tek gjyshja e tij.

Donatella Di Bona, 29 vjeçe, të mërkurën pasdite kishte kërkuar ndihmë nga urgjenca duke iu thënë se djali i saj Gabriel Feroleto ishte goditur nga një makinë. Por karabinierët, pas marrjes në pyetje arritën në përfundimin se ishte ajo që e kishte mbytur të birin.

Stafi i 118 kishte shkuar në vend pak minuta pas thirrjes së gruas, por për Gabriel nuk mund të bëhej asgjë. Por se diçka nuk kishte shkuar pikërisht ashtu siç kishte treguar nëna e fëmijës, kishte qenë menjëherë e qartë. Karabinierët e kanë marrë në pyetje 29-vjeçaren dhe rreth orës 4:20 të mëngjesit është bërë edhe ndalimi i saj.

Sipas karabinierëve ishte ajo, që ndoshta e kapur nga një moment çmendurie, e kishte mbytur vogëlushin sepse thjesht ai donte të kthehej tek gjyshja e tij, e cila jetonte pranë tyre. Për gruan akuza është ajo e vrasjes së rëndë, shkruan TgCom24.

DËSHMIA

“Ai po qante dhe donte të kthehej në shtëpi tek gjyshja e tij, i shtrëngova qafën dhe i mbylla gojën që të pushonte”. Ky është rrëfimi i nënës, sipas gazetës Frosinone Today, që Donatella Di Bona i dha karabinierëve pas marrjes në pyetje, në të cilën ka dhënë dëshmi kontradiktore disa herë.

Në një moment iu kishte thënë karabinierëve se ishte ajo që e kishte përplasur aksidentalisht me makinë. Por makina e saj nuk kishte dëme. Ndërsa ajo kishte gërvishtje në qafë dhe në fytyrë. Dhe nisur nga këto plagë, ajo në fund rrëfeu krimin monstruoz.

Loading...