Si një luan, por shtatë herë më i madh.
Dhëmbët dhe eshtrat 23 milionë-vjeçare të zbuluara në Kenia kanë lejuar identifikimin e një prej gjitarëve më të mëdhenj mishngrënës që ka jetuar ndonjëherë në Tokë.
Matthew Borths i Universitetit Duke, autor kryesor i studimit të botuar të ”Journal of Paleontology Vertebrate” thotë se duke pasur parasysh dhëmbët e tij, simbakuba ishte i racës hiperkarnivore.
Mbetjet e kafshës, një pjesë e nofullës së poshtme duke përfshire dhe dhëmbët kaninë, një premolar dhe një molar dhe disa dhëmbë dhe eshtra të tjerë, ishin zbuluar për dhjetëra vite me radhë, por i ishin atribuar një specieje më të vogël, hiainailuros napakensis.
Sipas studiuesve, kafsha ka ngordhur relativisht në moshë të re.
Simbakuba ka jetuar rreth 23 milion vjet më parë, në fillim të Miocenit./atsh