Mes njerëzve më të pasur në Tiranë, mbjell fidanë ullinjsh në lagjet e kryeqytetit

Zotëron disa biznese dhe mund të llogaritet si një nga njerëzit më të pasur të kryeqytetit, por Hazbi Dervishi mund të quhet i tillë edhe për pasurinë shpirtërore dhe kujdesin që tregon ndaj mjedisit.

Të jesh i pasur nuk nënkupton gjithmonë që të kesh para me bollëk. Të jesh i pasur do të thotë edhe të kesh një shpirt të pasur dhe dëshirën për ta ndryshuar botën me mundësitë e tua.

Hazbi Dervishi, ose Biu është një nga njerëzit e pasur të Tiranës, ai zotëron disa biznese, por kjo nuk e pengon që të jetë së pari qytetar. Pasuria më e madhe e tij është dashuria dhe kujdesi që tregon për qytetin.

Ai ka ndërmarrë vullnetarisht nismën për të mbjellë fidanë ullinjsh në lagjet e kryeqytetit.

Nisma e tij ka entuziazmuar miqtë e tij, por edhe qytetarët.

“Biu nuk ka makinë, lëviz me biçikletë dhe ka kthyer çdo hapësirë të lagjes në lulishte duke mbjell fidanë ulliri. Gjithçka e bën duke punuar vetë dhe pa ndihmën e askujt”, shkroi në rrjetet sociale kompozitori Sokol Marsi, pasi ishte takuar me të, ndërsa mbillte fidanë përpara pallatit të tij./atsh

Loading...