Reagojnë mjekët e Elbasanit, dalin në mbrojtje të 2 kolegëve të tyre: “Vd.ekja e së resë ishte e pashmangshme”

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme, ku një nënë 25-vjeçare humbi jetën vetëm 1 orë pas lindjes, policia e Elbasanit njoftoi dje se u arrestuan Nikollaq Thano, 60 vjeç, reanimator, dhe Mehmet Ibaj, 54 vjeç, kardiolog, të cilët do të gjykohen për “mjekim të pakujdesshëm” ndaj shtetases që humbi jetën.

Një ditë pas këtij rasti tragjik të ndodhur në spitalin e Elbasanit, kanë reaguar mjekët, të cilët kanë dalë në mbrojtje të 2 kolegëve të tyre. 

Në shenjë proteste mjekët e Spitalit të Elbasanit kanë pezulluar të gjitha operacionet, duke u shprehur se ndihen të pasigurtë.

Ata kanë deklaruar se vdekja e së resë ishte e pashmangshme, ndërsa pritet që të dalë edhe përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore.

Loading...