Grabitja në Rinas – Kush është ish-polici i shpallur në kërkim

Ne vijim të hetimeve për grabitjen spektakolare të milona eurove në Aeroportin e Rinasit është shpallur në kërkim edhe një person tjeter.

Mariglen Hoxha është një tjetër person, i cili është shpallur në kërkim nga policia, i cili dyshohet se është i përfshirë në grabitjen e disa miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, në 9 prill.

Ai dyshohet si një ndër personat që ka ndihmuar me informacione anëtarët e bandës së drejtuar nga Admir Murataj, për të realizuar grabitjen brenda pistës së aeroportit.

Emri i ish-efektivit u zbulua nga tabulatet telefonike. Dyshohet se ish-polici me origjinë nga qytetit i Elbasanit të ketë ndihmuar me oraret e sakta për lëvizjen e dërgesave të parave për anëtarët e bandës së drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala.

Emri i ish-policit Hoxha doli edhe në grabitjen e qershorit të 2016-ës brenda pistës së Rinasit, të ideuar dhe realizuar nga personi që vijon të jetë ende në kërkim Aleks Pepa.

Hetimet për Mariglen Hoxhën u mbyllën nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, ndërsa ish-polici kishte dhënë dorëheqjen vetëm 1 muaj e gjysmë para se ndodhte, pasi nuk kishte pranuar të shkonte në një tjetër detyrë.

Loading...