Horoskopi i PAOLO FOX, për ditën E MËRKURË 14 Nëntor 2018

DASHI:

Në 48 orët e ardhshme do të keni një forcë të madhe krahasuar me dy ditët e fundit dhe për ata që janë lindur nën shenjën e Dashit, kjo është shumë e rëndësishme. Ju jeni shumë të ndjeshëm ndaj ndikimit të Marsit, i cili ndryshon momentet e forcës së madhe me momentet e rënies, kështu që uljet dhe ngritjet janë të shpeshta. Gjatë kësaj periudhe, duke qenë një fazë force, gjithashtu favorizohen marrëdhëniet me njerëzit e tjerë.

DEMI:

Në këtë ditë të mërkurë ju ndjeheni pak nën presion, do të ketë disa situata për t’u sqaruar. Është duke u zhvilluar një fazë evolucioni e cila gjithashtu shkakton stres. Jo të gjithë janë të bindur për atë që po bëjnë. Në këtë periudhë jeni shumë të shqetësuar dhe kjo gjithashtu ndikon në marrëdhëniet familjare dhe të punës. Kujdes nga ndryshimet e temperaturës në 48 orët e ardhshme.

BINJAKET

Disa mund të kenë shumë gjëra për të sqaruar, edhe për sa i përket çështjeve të dashurisë. Në këtë ditë të mërkurë do të jenë të mundura sjellje pak të çuditshme dhe do ketë acarim. Dikush e ndjen partnerin të largët dhe kjo mund të shkaktojë ndonjë problem. Duhen mbajtur nën kontroll episode të vogla xhelozie dhe kujdes që të mos merrni me shumë lehtësi marrëdhëniet dashurore, sepse kush ndjehet shumë lënë në hije mund të fillojë të shohë përreth.

GAFORRJA

Nuk është koha më e mirë për të hyrë në lojë dhe nisur një marrëdhënie. Ju ndodh të mendoni për të kaluarën, por kështu rrezikoni të bëni ndonjë gabim. Gjithçka që lind këtë muaj ka nevojë për verifikime. Kujdes mos lini gjërat e sigurta për ato të pasigurta. Shumë njerëz përpiqen të harrojnë problemet e dashurisë, duke u përqëndruar tek puna.

LUANI:

Në këtë periudhë njerëzit e lindur nën shenjën e Luanit janë në një fazë të rimëkëmbjes së madhe, por nuk janë për t’u përjashtuar disa ditë pak ‘të vështira. Të mërkurën dhe të enjten do të keni forcë të madhe. Shumë kanë patur probleme dhe kanë ngecur, por tani entuziazmi kthehet dhe më e keqja ka mbaruar. Nga pikëpamja fizike do të ketë një ngadalësim, por nuk ju mungon dëshira për të dalë në pah.

VIRGJERESHA:

Marrëdhëniet që ju nevojiten në këtë fazë janë ato të forta, ju jeni lodhur duke u bërë katërsh për të tjerët, që pastaj nuk tregojnë mirënjohje. Miqësitë me shenjat e Dashit, Luanit, Bricjapit dhe Shigjetarit do të jenë të favorizuara, por ju do të duhet të mbani një pozitë të fortë. Shmangni tërheqjen prej personaliteteve shumë të ndryshëm nga juaji. Do të ketë inovacione në vendin e punës dhe sa i përket çështjeve praktike.

PESHORJA

Hëna në favor ju dhuron dy ditë force të mërkurën e të enjten. Ka më shumë mbrojtje për kë udhëton, edhe pse nuk mungojnë problemet në jetën tuaj. Jeni në kërkom të një bashkëpunimi. Keni ide shumë interesante, që mund të realizohen me një kusht: duhet të rrethoheni nga njerëz miqësorë dhe të qetë. Në këtë fazë duhet thënë se keni ndjesinë se keni të bëni vetëm me të paaftë.

AKREPI

Jeni shenjë e ujit dhe doni shumë qetësinë, edhe pse pësoni ndikimin e Marsit, që përfaqëson betejën dhe luftën. Kush përjeton situata shumë të qeta ndjen nevojën e konkurrencës, kështu që ndonjë risi është e nevojshme, por duhet të mos lejoni të humbisni atë që keni ndërtuar kohët e fundit. Mund të ndodhë që të ndjeheni të lodhur.

SHIGJETARI:

Ju i përkisni një shenje të zjarrit dhe nuk mund të ndikoheni nga njerëz që mund të duken negativë. Megjithatë, në këto ditë, shumë njerëz duhet të luftojnë me një mjedis të jashtëm të pafavorshëm për risi. Ju doni të përtëriheni dhe ndryshoni diçka, por ka përgjegjësi të forta për t’u përballuar. Për shembull, ata që janë të martuar nuk mund të ndryshojnë jetën e tyre nga një ditë në tjetrën dhe ata që kanë fëmijë ose duan të martohen gjithmonë gjejnë një bllok. Jo gjithçka që bëni, atëherë, miratohet nga të tjerët dhe ju vuani nga kjo, por kur vendosni diçka në kokë, është e vështirë të ndaleni. Faza e rebelimit vjen së shpejti!

BRICJAPI:

Ata që janë duke jetuar një marrëdhënie të vështirë që nga vera e kaluar, janë në vështirësi në çuarjen përpara të historisë dhe duhet të jenë në gjendje të nxjerrin në pah atë që është e gabuar. Situatë astrologjike e komplikuar për ju, me shumë probleme në vendin e punës: ky siklet, i shkaktuar edhe nga mungesa e dashurisë në këtë periudhë, krijon një gjendje stresi edhe në çiftet më të forta. Pra, kini kujdes që të mos sillni shumë acarim në shtëpi.

UJORI:

Keni llogari pezull, probleme, ngadalësime dhe çështje ligjore të hapura: fati për momentin nuk është në anën tuaj. Edhe ata që kanë përmbyllur një kontratë në verë dhe tani mendojnë që s’mjafton, gjenden përballë përgjegjësive të dyfishuara. Pritet një periudhë më e mirë, por duhet të shfrytëzohet kjo fazë për të sistemuar atë që fati po hedh në ajër për ju.

PESHQIT:

Këto ditë jeni shumë nervozë dhe kush ka një aktivitet që funksionon gjatë dimrit është pak në rënie, gjendet përballë disa problematikave. Ndoshta duhet të përshtasni diçka apo të shpenzoni në mjedisin e punës. Jeni kaq të kushtëzuar nga acarimi, saqë shfaqni shumë pak disponueshmëri për të rrokur emocionet e të tjerëve. Nga e enjtja Jupiteri do të jetë në shenjën tuaj dhe kjo mund të acarojë edhe më shumë, kështu që bëni kujdes! Kush po përjeton një histori të ndërlikuar apo jo të lehtë, duhet të jetë shumë i matur dhe të mos rrëmbehet prej emocioneve paralele.

/bota.al

Loading...