Lajmi i largimit të tij është konfirmuar nga zëvendëskryeministri Heinz-Cristian Strache, kolegu i partisë Christian Schilcher, i cili tha se do të largohej nga partia FPO.
Ai tashmë ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryebashkiak i Braunau në Ina, e njohur ndryshe si vendlindja e Adolf Hitlerit. Në këngën Schlicher krahasohen migrantët me minjtë dhe paralajmërojnë për rrezikun e përzierjes së kulturave, njoftoi media austriake.
Kancelari Sebastian Kurz reagoi ashpër, duke kërkuar që dega e partisë së tij në Austrinë e Epërme të distancohej nga kënga, shkruan Albinfo.
“Zgjedhja e fjalëve është e neveritshme, çnjerëzore dhe thellësisht raciste“, tha ai.
(BalkanWeb)
Loading...