Alkond Bengasi mbetet në qeli, pranon bashkëpunimin në Grabitjen e Rinasit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Alkond Bengasi, një prej të arrestuarve për grabitjen në Rinas.

Gjykata të martën ka marrë vendim vetëm për njërin prej të arrestuarve si të dyshuar për grabitjen e 9 prillit. Ndërsa masa për Oltian Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela do të jepet nesër.

Për Alkond Bengasin, Gjykata nuk pranoi si avokat Adriatik Camen pasi nuk ka tagrat e përfaqësimit, duke i caktuar si avokate kryesisht Kristina Marku. Po ashtu mësohet se Bengasi ka pranuar të jetë bashkëpunëtori i drejtësisë.

Në kuadër të operacionit për kapjen e të dyshuarve si të përfshirë në grabitjen e 9 prillit, policia veç 4 personave të arrestuar, policia ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat e “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Vrasje e Punonjësve të Policisë“ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”. /atsh/

Loading...