Ish-deputeti i opozitës, kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, ka paralajmëruar se 1997 nuk do të përsëritet më, por shtoi se mund të ndodhë një 1997 në forma të tjera.
Sipas tij, shkak për këtë është qeveria që po grabit shqiptarët.
Ai tha se shqiptarët janë të rebeluar ndaj kësaj qeverie, e po kështu ndaj Ramës që grabit.
“1997 nuk besoj se do të ndodhë. Larg qoftë që të ndodhë më ajo që ka ndodhur në vitin 1997. Por unë besoj se mund të përsëritet një 1997 e 2019-s, pra në forma të tjera.
Mund të ndodhë, sepse shqiptarët janë të rebeluar ndaj kësaj qeverie, ndaj asaj që bën kjo qeveri.
Kjo qeveri grabit çdo gjë që ka Shqipëria.
Rama grabit, duke na thënë se ka 1 milionë vota, dhe mund të bëjë gjithçka. Ky po rri në pushtet, dhe po rri në pushtet gjatë si Enver Hoxha dikur”, deklaroi Shehi.