Këngëtarja Bleona Qereti ka publikuar një foto në llogarinë e saj në “Instagram”, në të cilën shfaqet bashkë me kryeministri e Kosovës Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij, Anitën.
Foton e shoqëron me një mesazh për çiftin kryeministror, ndërsa u zbulua se Bleona dhe Anita kanë qenë mikesha gjatë kohës kur studionin në Akademinë e Arteve.
“Ajo është mikja ime më e mire nga shkolla (Akademia e Arteve) dhe ai është burri më i mirë nga të gjithë, një forcë që duhet marrë parasysh”, shkruan këngëtarja.
Bleona dhe Haradinaj ishin dy të ftuar special mbrëmjen e djeshme në emisionin për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”.
Loading...