Një a.ksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas informacioneve paraprake e ditur bëhet se aks.identi ka ndodhur në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës.
Policia ka bërë të ditur se një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R. ka dalë nga rruga.
Po ashtu e ditur bëhet se personi që drejtonte mjetin tip ‘’Benz’’ ishte rreth 50 vjeç dhe se ka humbur jetën.
Gjithashtu mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe se po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Loading...