Partia Demokratike ka denoncuar sot me forcë, përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, krijimin me ligj të Korporatës së Investimeve nga qeveria dhe ka radhitur njërën pas tjetrës, arsyet pse ky ligji është një skemë gjigante korrupsioni e ndërtuar nga kryeministri Edi Rama.
Ky është ligji i tretë korruptiv që Rama çon në parlament, – tha Tabaku, – ligji që vë në rrezik edhe pronën private.
Nëse ky ligj do të votohet me votat e parlamentit të blerë, PD angazhohet që do ta anullojë atë.”
Loading...