Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kryetarët e LSI-së në rrethe.
Gjatë takimit, Kryemadhi është shprehur se LSI është e angazhuar në aksionin opozitar që të jetë sa më pranë qytetarëve.
“Opozita është e bashkuar kundër keqqeverisjes, varfërisë dhe largimit të të rinjve nga vendi. Lufta kundër varfërisë proriteti kryesor.Të gjithë në terren në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetaret”- tha Kryemadhi.
Gjatë ditës së djeshme LSI firmosi me PD një marrëveshje me 10 pika për krijimin e koalicionit opozitar me aleatët e saj, ku edhe u diskutua edhe për aksionin opozitar./atsh
Loading...