Saranda fillon sezonin e ri turistik për vitin 2019.
Ka mbërritur kroçera e parë për këtë sezon turistik, në Portin e e qytetit bregdetar.
Ajo ka sjellë rreth 2400 turistë, të parët për këtë sezon të ri turistik.
Një pjesë e tyre do të vizitojnë qytetin antik të Butrintit.
Turistët do të qëndrojnë deri në mbrëmje, ndërkohë një pjesë e tyre do të zbresin në qytet, shkruan shqiptarja.
Kjo kroçerë do të zhvillojë udhëtime të përjavshme në Sarandë. Përgjatë sezonit mësohet se ajo do të vijë në vendin tonë 27 herë.
Loading...