Berisha: “Operacioni i policisë për kapjen e disa të dyshuarve për grabitjen në Rinas është skenar”

Ish-kryeministri Sali Berisha e interpreton si një skenar apo parodi të gjithë operacionin e policisë për kapjen e disa të dyshuarve për grabitjen në Rinas.

Në një status në “Facebook”, Berisha thotë se ka fakte shkatërrimtare mbi operacionin “Fred Alizoti bis’, në emër të personazhit që u mor si dëshmitar për të hedhur poshtë çështjen e famshme ‘Babale’.

Sipas Berishës, policia ka krijuar dëshmitar të rremë dhe fajtor pa faj duke iu referuar Alkond Bengasit, një prej të arrestuarve dhe Klement Çalës, i cili është në kërkim për grabitjen.

Madje Berisha thotë se 4 nga autorët direkt të grabitjes janë nga rrethi më i ngushtë i kryeministrit Edi Rama.

Loading...