Lonely Planet përzgjedh Shqipërinë ndër 10 vendet më të mira për 2019

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi bën me dije se Shqipëria është e përzgjedhura e Lonely Planet për vitin 2019, si ndër 10 vendet më të mira të botës për pushime të paharrueshme.
“Me disa plazhe të mrekullueshme, një histori unike dhe pa turmat e pushuesve të Malit të Zi dhe Greqisë. Tabloja e larmishme e ushqimeve përcjell shijen unike vendase dhe ofron vakte me të vërtetë të spikatura”, – vlerëson Lonely Planet, që shton se “Shqipëria mbetet destinacioni ku mund të ecësh në mes të peizazhit të bukur malor, të qëndrosh në fshatra të vegjël e të pakohë dhe të eksplorosh kryeqytetin plot jetë, për shumë më pak se në çdo vend tjetër të Europës”. /atsh

Loading...