Revani me arra,shije e veçantë

Përbërësit:

4 vezë
3 filxhanë sheqer
3 filxhanë kos
5 filxhanë miell
70 gr gjalpë i shkrirë
2 lugë çaji sodë buke
1 gotë arra
3 gota sheqer (për shërbetin)
3 gota ujë (për shërbetin)
Lëng limoni
Përgatitja:

Në një enë shtojmë vezët dhe sheqerin dhe i rrahim së bashku.

Më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe i përziejmë duke krijuar një masë brumi si të kekut.

Lyejmë me gjalp enën për pjekje dhe në të shtojmë brumin e përgatitur.
E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë dhe e lëmë të piqet dersa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.

Ndërkohë, në një tenxhere shtojmë ujin dhe sheqerin për të përgatitur sherbetin.
E lëmë të ziejë fillimisht derisa të vlojë, dhe më pas e ulim zjarrin duke e lënë për 15 minuta të tjera. Në të shtojmë 3 pika lëng limoni.

Largojeni revaninë nga zjarri dhe shtojini në të shërbetin e vakët, të larguar më parë nga zjarri.
Ju bëftë mirë!

Loading...