Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë, ndërsa e mitura u gjet nga vëllai i saj në banjë.
I tmerruar nga ajo që kishte parë, ka njoftuar menjëherë familjarët.
Këta të fundit i kanë dhënë ndihmën e parë, por nuk kanë arritur ta rikthejnë në jetë. Sipas informacioneve nga Policia, vajza është gjetur nga i vëllai i saj në banjën që kishin ngjitur me banesën e tyre, raporton Panorama.
E mitura u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk kishin asgjë në dorë, pasi nuk paraqiste shenja jete.
Vajza është identifikuar me inicialet L.M., ndërsa në banjën ku edhe është gjetur vajza, është gjetur gjithashtu edhe një litar.
Trupi i së miturës është dërguar në morgun e qytetit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së të miturës.
Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë çuar 11-vjeçaren drejt vetëflijimit.
Sipas familjarëve, ajo nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni, por nuk përjashtohet mundësia që e mitura të ketë përjetuar keq ndonjë situatë apo debat mes saj dhe familjarëve apo shokëve e shoqeve në shkollë.