Denoncimin e ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha ku deklaron se Drejtori Erion Osmenaj e ka goditur në kokë me skulpturë, qytetarin që i shkoi në zyrë dhe denoncoi se i kishin ryshfet në emër të tij.
Por, nuk mjafton më kaq: për të mbylluar skandalin, të plagosurit po i bëjnë presion të tërheqë denoncimin nga Policia.
Postimi i Berishës:
Drejtori kriminel i Edvin Krimit sulmon qytetarin.
Përshëndetje Doktor.
Sot në OSHEE e Vlorës ka ndodhur një skandal.
Drejtori rajonal i Vlorës Erion Osmenaj, ka rrahur në zyrën e tij një abonent, i cili erdhi për t’u ankuar ndaj ryshfetit që i kishin kërkuar për llogari të drejtorit.
I kapur në befasi, drejtori kriminel e goditi në kokë me një skulpturë artistike që ka mbi tavolinë, një kalë porcelani.
Më pas ndërhynë punonjësit që i ndanë dhe e kanë gjetur qytetarin të mbytur në gjak.
Nga policia e Vlorës dhe strukturat e OSHEE po bëhet presion që qytetari të tërheqë denoncimin.
Verifikojeni si lajm se është super i vërtetë.
Stafi i hajdutëve dhe horrave që ka sjellë nga pas nga Tirana, po na bëjnë presion, të gjithë ne punonjësve, që ta mbajmë gojën mbyllur duke na kërcënuar me vendin e punës që ky lajm mos të dalë.
Qytetari quhet Petref Halilaj.
Momentalisht qytetari ndodhet në spitalin e Vlorës dhe po shtrëngohet që të tërheqë denoncimin. Anonim të lutem se kemi fëmijë për të ushqyer.