Sekondat e fundit të 25-vjeçares, takimi me beben dhe kërkesa e fundit

Në spitalin e Elbasanit pak ditë më parë një 25-vjeçare u nda nga jeta pasi lindi vajzën e saj.

Anxhela Debrova pati komplikacione pas operacionit të lindjes dhe u nda nga jeta rreth një orë më pas.

Familjarët e 25-vjeçares prej ditës së djeshme janë duke protestuar para Gjykatës së Elbasanit, pasi kërkojnë ndëshkimin e mjekëve të cilët sipas tyre neglizhuan situatën që solli vdekjen e të resë.

“Shtatzënia e saj ka qenë e mbarë. Ajo dhe bashkëshorti janë kujdesur shumë gjatë barërs. Kanë kryer të gjitha analizat dhe vizitat dhe askush nuk i tha që të ketë probleme. Çifti mezi po priste të vinte në jetë, vajza të cilën e kishin pagëzuar me emrin Alea.

Ditën e lindjes i thanë që duhej bërë operim se ashtu ishte më mirë për atë dhe jetën e bebes. Gjithçka ka shkuar normalisht gjatë operacionit. Pas operimit ka qenë e vetëdijshme dhe ka komunikuar edhe me bashkëshortin dhe pjesëtarë të tjerë të familjes. I ka kërkuar njërës prej infermiereve që ta filmojë që ta kishte si kujtim momentin e lindjes.

I kanë dërguar edhe foshnjën që ta vendosë në gji. Por pas operimit gjendja është përkeqësuar. Dimë që i ka thënë bashkëshortit që nuk ndjehem mirë, më merret fryma. Këto janë edhe çastet dramatike kur ajo po luftonte me jetën dhe kishte nevojë për ndihmë. Mendoj se këtu është neglizhuar”.

Loading...