Të nderuar prokurorë të Republikës së Shqipërisë.Ju lutem a mund të na mbroni të drejtën e jetës – Ajo rrezikohet kudo dhe ngado, nga krimi, nga korrupsioni, nga terrori, nga vandaliteti, nga aksidentet, nga keqbërësit…

Nga Përparim Kabo

Letër e hapur për institucionin e Prokurorisë…!!!

Të nderuar prokurorë të Republikës së Shqipërisë, ju të karrjerrës dhe ju më të rinj, ju që jeni prindër por edhe ju që ende sjeni, por jeni bij prindërish!
Si qytetar i këtij vendi kam një kërkesë.

Ju lutem a mund të na mbroni një të drejtë, atë të parën të drejtën e jetës…Ajo rrezikohet kudo dhe ngado, nga krimi, nga korrupsioni, nga terrori, nga vandaliteti, nga aksidentet, nga keqbërësit, pra nga gjithçka e dukshme…por këtë rradhë kam një kërkesë tjetër…A mund të na mbroni ne bashkëatdhetarët tuaj por edhe vetën e familjet tuaja nga një krim ekologjik, nga USHQIMET E MODIFIKUARA DHE TE HELMUARA.

Faktet janë, mediat e kanë bërë punën e tyre, frutat, zarzavatet, mishi, qumështi, vajrat, deri te mjalti…po kështu cilësia e ajrit, e ujit të pijshëm e veshjeve dhe orendive shtëpiake, gjithçka janë jashtë kontrollit dhe po navrasin jetën.

Do qe mirë që të kishim një Ministri të të Drejtave të Konsumatorit, por ja që nuk e kemi. Kemi AKU-n , Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, kemi dhe një legjislacion jo pa rëndësi, kemi edhe disa institute që kanë në personelin e tyre njerëz me përvojë dhe me kompetencë, por ja që asgjë nuk është më e sigurt që nga ato që hamë, pimë, veshim, dhe deri te ajri dhe ujërat nën e mbitoksorë…
Personalisht bashkë më dy kolege para ndoca vitesh u përfshimë në punë shkencore ndërkombëtare në drejtimin e Universitetit te Pavias dhe një rrjeti universitetesh nga e gjithë bota në një problem global:

“Legjislacioni për të mbrojtur njerëzit nga udhqimet e fallcifikuara” Edhe raportimi ynë u mirëpritë dhe ngjalli interes, por kur dëgjonim se si dhe çfarë bëhej në botë, ne u skuqëm nga turpi…E nderuara prokurore e përgjithshme e përkohëshme zonja Arta Marku…sa herë ju sjell në mendje, më del para syve ai momenti që mes tymit dhe një flake të kuqe me një mikrofon në dorë në sallën e parlamentit ku ju thatë solemisht : BETOHEM ! Po për çfarë u betuat Ju? U betuat që të mbroni kushtetutën dhe të respektohet ligji duke vepruar kundër shkelësve?! Sigurisht që Po !…Ja pra zonja Prokurore e Përgjithëshme në detyrë, ligji është shkelur dhe po ua sjell në mendje. Ata që importojnë lëndë hormonale të palejueshme, dogana që i lejon dhe ata që i çertifikojnë prodhimet për treg. Abuzuesit që i kultivojnë dhe i shesin.

Importuesit e mishravedhe dhe shpendëve me hormone, matrapazë gjithëllojësh që mund të vrasin jetët tona pa ju dridhur qerpiku…Unë nuk e di kulturën tuaj në biologji, zoologji, apo genetikë zonja Marku, por po ju kujtoj shkurt se pasi deformohet qeliza nga normale në tumoriale shëndrimi do disa vite dhe kur shpërthen ajo është si energjia atomike por për qëllime lufte…Ju duhet të dini se ka një rritje të frikshme të rasteve dhe patologjive fatale aq sa ka edhe shembuj të patologjive shumë shumë të rralla si psh defunksionalizimi i sistemeve imunitare…duke shkatrura vetveten në vend që të mbrojë organizmin…

Ju nëse jeni prokurorë që mbroni të drejtën jeni në shërbim të jetës, e nëse nuk mbroni jetën, ajo që bëni është punë rrogëtarësh…Ndaj duhet të veproni me shpejtësi….pa ndroje dhe pa pritur urdhër, ndryshe do e shpallni vetën si prokurorët që me mosveprimin e tyre lejuan vrasjen e jetës në mënyrë kolektive, në një vend ku asgjë nuk ishte e sigurt as uji që pihej, as buka që hahej, dhe as ajri që thithej….Po presim…jemi ne qytetarët e këtij vendi…!
Pkabo 25 prill 2019

Loading...