Opozita ka njoftuar zhvillimin e një proteste duke bllokuar rrugët në katër akse të rendësishme të vendit, ndërsa tashmë ka filluar edhe grumbullimi i mbështetësve të saj në zonat e paracaktuara.
Në Durrës në këto momente ka nisur bllokimi i rrethrrotullimit të Plepave, që lidh Tiranën me Durrësin dhe që është një nyje që lidh jugun me veriun.
Deri më tani raportohet se ka shtim të forcave të policisë.
Një tjetër mosbindje civile po mbahet ndërkohë në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ky protestues të shumtë nga 7 bashkikë e qarkut Elbasan, kanë nisur bllokimin e aksit rrugor që lidh jugperëndimin e vendit me Tiranën.
Edhe këtu raportohet se ka shtim të shumtë të numrit të policëve.
Deri më tani thuhet se organizatorët do ta mbajnë të bllokuar këtë kryqëzim të rëndësishëm për afro një orë.