Themeluesi i partise se re Astrit Patozi ishte i ftuar në emisionin “Real Story” këtë të enjte në Vizion Plus ku zbuloi mes të tjerash edhe disa nga prapaskenat e formimit të partisë “Bindja Demokratike”.
Ai tha se arsyeja dhe nxitja me e madhe për krijimin e kësaj force te re ishte kriza politike në Shqipëri.
Më pas ish nenkryetari i PD u ndal edhe tek “tërheqja” e Rudina Hajdarit nga ky projekt politike, teksa u tha në fillim se vajza e Azem Hajdarit do të ishte pjesë e këtij projekti. Patozi shtoi se Rudina Hajdari ka kërkuar kohë për tu menduar e se dera e “Bindjes Demokratike” mbetet e hapur për deputeten e re.
Rudina Hajdari? Nuk ndodhi asgje per tu cuditur. Kemi komunikuar. Une e kam mbeshtetur ate perpara se te vendosej krijimi i Bindjes Demokratike.Me Rudina Hajdarin nuk diskutuam per lidershipin e Partise. Diskutuam per faktin qe duhej te ngrihet kjo parti. Kerkoje kohe per tu menduar. E ka deren e hapur ne cdo moment.