Kryeministri Edi Rama ka planifikuar të udhëtojë sot drejt Shkodrës për të mbajtur një sërë takimesh por PD i ka dalë para në hyrje të qytetit për të protestuar kundër tij.
Ata kanë thënë se do të bllokojnë urën e Bahçallëkut për të mos e lejuar kryeministrin të kalojë.
“Mos hajde në Shkodër!” thotë një protestues.
Ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia i janë bashkuar protestuesve dhe nuk pranojnë të hapin rrugën.
Ka patur debate mes ish deputetëve dhe punonjesve te policisë.
Polici: “Duhet të hapni rrugën se s’bën. Është e kundraligjshme.”
Bardh Spahia: Nuk ka shans të hapim rrugën!
Ish deputeti Flamur Noka tha se qytetarët e Shkodrës janë për të protestuar kundde Kryeminsiatrit të krimit. Rama e ka futur Shkodren në kthetrat e krimit dhe varferisë.
Opozita do protestojnë deri në një qeveri tranzitore.
Shqipëria është peng i bandës me kryebanditin Edi Rama
Opozita nuk do të reshtë së protestuari.
Është e drejtë e qytetarëve të protestojnë. Jeni duke mbrojtur bandën dhe jo shtetin. Edi Rama nuk përfaqëson shtetin por një bandë që vret dhe vjedh shqiptarët, tha Noka