Rikthimi i diellit ka rikthyer edhe trafikun e madh të drogës nga Shqipëria në Itali.
Një gomone me 2 ton kanabis është kapur gjatë natës në detin Adriatik.
Në pranga janë vënë edhe dy skafistë shqiptarë.
Gomonia me 2 tonelatat e drogës shqiptare e nisur nga Shqipëria është interceptuar në det nga Guardia di Financa e Leçes.
Në ndjekje të saj janë vënë motovedetat. Pas disa orësh është bërë edhe ndalimi i saj.
Pas kontrolleve janë zbuluar dy ton kanabis sativa shqiptar.
Në pranga janë vënë edhe dy skafistët, po ashtu shqiptar. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
Loading...