Bujar Nishani i kthehet ashpër Veliajt: “Llaxorja që nuk e njeh nderin e dinjitetin e familjes”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuarm protestën e fundit të opozitës si dhe deklaratat për mospjesëmarrjen në zgjedhje.

Veliaj tha se tubimety e qytetarëve nëpër rrugë dhe sheshe janë ekskursione me dhunë apo djegie gomash.

Sipas Valiaj te protesta e opozitës është një “idiotësi epike”.

Por ka ardhur edhe reagimi i Bujar Nishanit i cili shkruan në rrjetet sociale se deklaratat e Veliajt janë të një “rrugaçi i pashkollë që e kanë vënë në krye të Bashkisë së Tiranës paska marrë në gojë djalin tim nga ekranet e tv-ve”.

Reagimi i plotë:
Rrugaçi i pashkollë që e kanë vënë në krye të Bashkisë së Tiranës paska marrë në gojë djalin tim nga ekranet e tv-ve.
Llaxorja që nuk e njeh nderin e dinjitetin e familjes, pasi u martua me paratë e “djersës” së mamasë, merr kurajon ti tregojë moralin këtij populli që helmohet çdo ditë nga betoni i narkomafias.
Nuk e kuptoka përse protestojnë shqiptarët !?
Ka njëmijë e një arsye pse ata dalin rrugëve të Shqipërisë.
Ata dalin edhe për Arditin, fati tragjik i të cilit do të tmerrojë gjithë jetën edhe të birin e këtij deviacioni human, sapo të ketë mundësinë ta mësojë.

Loading...