Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e policisë për identifikimin e personave të akuzuar për vrasjen e vëllezërve ekzekutuan Astrit e Brahim Bilali më 30 mars në Shkodër.
Postimi i Gazetarit:
Më në fund,nje lajm i mire nga Shkodra. Kur do ky qerrata shtet,jo vetëm që e kap lepurin me qerre, por e vendos qerren, mu në mes te rrugës dhe lepuri shkon e hipen vetë,në të.
Operacioni i sotëm,është prova e asaj që publikoja në statusin e 30 marsit 2019, menjehere pas vrasjes se vellezerve Bilali, se:”Gjithe Shkodra e di se kush po vret ne Shkoder”…
Ja pra,që për 11 muaj rresht,nuk ia kemi futur kot se kush fshihet pas serisë së vrasjeve ne Shkoder. Zbulimi i vrasjes nr 10 dhe 11, Astrit dhe Brahim Bilali, është një ogur i mirë,se janë në rrugë të mbarë edhe zbulimi i vrasjeve te 15 korrikut 2018, 1 shtatorit 2018, 14 nentorit 2018…
Tani pres nje konference shtypi te M.L. qe akuzon gazetarin A.H. se po “fsheh” te verteten per vrasjet ne Shkoder. Po ashtu,pres edhe nje status çorientues ne facebook,te digital-it SB, të tregoje se si nje nga forcat politike aleate ne veri te vendit ka dale jashte beteje.
-Më poshtë ,fotot e publikuara ne shtator te vitit te kaluar per nje grup personash te dyshuar si autore te vrasjeve ne Shkoder. Ne rreth me pistolete dhe automatik MP5 ne dore, personi i shpallur ne kerkim si ekzekutor i vellezerve Bilali….
Kampionati vazhdon….
….
Sigurisht meriton një përgëzim dhe mbështetje të veçantë Drejtori i DVP Shkodër, Niko Brahimaj, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, që me mbështetjen e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, realizuan me sukses operacionin me emrin e koduar “Livadhe”.
….
Me poshte deklarata e plote e Policise se Shkodres per operacionin me emrin e koduar “Livadhe”…
“Zbardhet vrasja e dyfishtë, e ndodhur më 30 mars 2019, ku mbetën të vrarë dy vëllezër.“Finalizohet operacioni policor i koduar “Livadhe”
Operacioni me metoda speciale të hetimit nga DVP Shkodër, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Në pranga dy persona si autorë të dyshuar të vrasjes. Shpallen në kërkim dhe dy persona të tjerë.
Në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 30 mars 2019 ku mbetën të vrarë dy vëllezër, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit u ngrit një grup i posaçëm hetimor në bashkëpunim me DVP Shkodër dhe nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.Si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga ana e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë Shkodër, me mbështetjen e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u zhvillua operacioni policor i koduar “Livadhe” duke u finalizuar me ekzekutimi i urdhrave të ndalimit, datë 25.04.2019, të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ndalimin e shtetasve: A. S., 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. M. R., 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, Bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.U bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe e shtetasit D. B., 29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”. Vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e tyre.
Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.
Si rezultat i punës së vazhdueshme intensive me metodat speciale të hetimit, nga grupi i posaçëm hetimor, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore, të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre.Vazhdon puna për hedhjen dritë mbi motivin e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.