50-vjeçari me pseudonimin “Daja”, emri i të cilit ende nuk dihet është arrestuar pasditen e sotme tek Shkëmbi i Kavajës.
Daja nga Kosova është përmendur edhe në dëshminë e dëshmitarit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili thotë se këtë shtetas rreth 50-vjeç dhe tullac e kishte takuar bashkë me Admir Muratajn tek zona e Liqenit të Thatë në Tiranë. Bengasi thotë ndër të tjera se ishte në gjendje ta identifikonte “Dajën” nga Kosova nëse dikush i tregonte foton e këtij të fundit.
“Unë shkoja shpesh në banesën e Klementit e cila ndodhej afër shtëpisë time dhe në këtë banesë vinte shpesh edhe Admir Murataj. Po ashtu e kam takuar Admirin edhe me një person tjetër nga Kosova i moshës rreth 50 vjeç, qeros, të cilin Admiri e thërriste me pseudonimin “Daja”. Unë këtë person jam në gjendje që ta identifikoj nëse ai më tregohet. Po me këtë shtetas vinin edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin nga Fushë Kruja, me sa di unë ku njëri thirrej me emrin “Olti” dhe tjetri “Tani”. Ata të dy vinin me një makinë Golf ngjyrë blu dhe të dy këta persona takoheshin me Admir Muratajn dhe shtetasin Kosovar të cilin Admiri e thërriste Daja”,- tha Bengasi në dëshminë e tij