Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e sotme ne Mezez ne Tirane.
Policia beri me dije se rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez në rrugën “Lisi”, gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën shtetasi J. H., 17 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi Z. Q., 24 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar është shtetasi I. E., ku po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Loading...