Berisha nxjerr gabimisht emrin e “oficerit dixhital” (foto)

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Shkodër nuk shkoi ashtu siç kryeministri e priste. 

Nga kushtet ekstreme të sigurisë, deri tek incidentet me protestues, studentë, apo edhe me zjarrfikëse duket se i kanë prishur ditën kryeministrit Rama.

Masat ekstreme të Ramës u komentuan edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Ai me sa duket ka harruar një detaj. Në njërën nga fotot e shpërndara nga Berisha, duket se ai ka harruar të fshehë emrin se nga i ka ardhur fotoja në WhatsApp.

Një nga informatorët e Berishës me sa duket quhet Ervisi Oficeri, shkruan shkodranews.

Berisha shkruan:

Nje album me antiplumb!

Miq, udhetim horror i Edvinit ne Shkoder!
Vet me antiplumb, 12 badiguarde me antiplumb, vetura antiplumb. Nderim qytetareve te Shkodres qe i kallen daten!Shikoni albumin antiplumb. sb

Loading...