Nëna shqiptare mbyt foshnjën e porsalindur, e fsheh në tavan

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Prizren.

Një nënë ka mbytur foshnjën e saj të porsalindur.

Mediat në Kosovë raportojnë se lindja është kryer në shtëpi dhe më pas gruaja ka mbytur fëmijën e saj.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa rasti është konfirmuar dhe nga ana e Policisë që thotë se trupin e fëmijës e ka gjetur në tavanin e shtëpisë.

Nëna është shoqëruar nga ana e Policisë, dhe po kryhen të gjitha hetimet për rastin.

‘Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje’, njofton policia e Kosovës.

Loading...