“Shumë borxhe na ke moj Botë” – Poezi nga Ridik Mara

SHUME BORXHE NA KE MOJ BOTE !

Jam Shqiptar denbabaden,
S’e luan as istikami.
Ti trojet pse na i vjedh ?!!
Te humbte vula dhe nishani!

Kjo toke eshte e lare me gjak,
Dhe me lotin e te pareve.
Ti kerkon ta marresh sot,
Me firmat e ca tradhetareve!

Jemi rraca me fisnike,
K’te e them me krenari.
Ne kerrkend s’kemi pushtuar,
E gjithe bota le ta dije!

Ka ardh koha si qemoti,
Te gjith’ bashke per nje qellim.
Evropa le t’a kuptoje,
Ne k’te rruge, s’duhet me kthim!

Evropa te nderoj veten,
Nga gabimet qe ka bere.
Le te ktheje trojet Arbnore,
Si Zoti i kishte bere…..!

Evropa edhe Rusia,
Bashke me Turqine gjakatare.
Te gjithe lufterat qe kane bere,
Ne kurriz u rane Shqiptareve.

Ne kerrkujt s’i kemi borxh,
As edhe nje qime floku.
Shume ne hak na keni hyre,
Mekatet s’u a lan Zoti…..!!

S’jam poet o miqte e mi!
Por, vargjet me rrjedhin lume,
Besoj me kuptoni mire,
Mi thote shpirti, s’i them une!/Ridik Mara

Loading...