Itali- 16-vjeçari shqiptar i vodhi shtëpinë.Pronari e plagos me armë dhe më pas…

Një 16-vjeçar është lënë i plagosur rëndë në derën e një spitali, nga një makinë e cila më pas është larguar me shpejtësi.

Mësohet se i riu ishte me origjinë shqiptare dhe dyshohet se është plagosur nga i zoti i shtëpisë , ku kishte hyrë të vidhte.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ka marrë plagë të rënda në bark dhe se personi që e ka dërguar në spital, mendohet të jetë pikërisht i pronari i shtëpisë.

Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur ngjarjen, e ndërsa raportohet se 16-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Loading...