Ish kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka marr pafajësinë

Ish kreu i Bashkisë së Vlorës Shpetim Gjika ka marr pafajësinë, në seancën gjyqësore të së hënës, me relatore kryetaren e gjykatës, Alma Liçaj. Në trup gjykuese ishin dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati. Gjika në këtë proces penal akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.

Në gjykaten e shkalles se pare,akuza e përfaqësuar nga Albert Kuliçi, kërkoi 9 vjet burg. Edhe prokuroria e apelit ka kerkuar denim me burg per ish kryetarin e bashkise se Vlores Shpetim Gjika,por apeli ka shpallur te pafajshem Gjiken,duke e liruar keshtu nga te gjitha akuzat qe rendonin mbi te. Ndërkohë në këtë proces është shpallur e pafajshme ish-shefe e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj.

I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues “Turi&MZB” është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë. I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove.

Loading...