Sa më shumë punë ndenjur bën aq më shumë është e nevojshme që të mos heqsh dorë nga të paktën 20 minuta në ditë aktivitet fizik lehtësisht intensiv.
Në fakt kaq minuta mjaftojnë sipas një studimi të kryer mbi të paktën 150 000 persona, për të evituar rreziqet që lidhen me të ndenjurin ulur tetë orë në ditë.
Studimet e mëparshme kanë treguar se një mungesë e aktivitetit fizik rrit rrezikun e vdekjeve të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes, të diabetit dhe tumoret.
Për të kuptuar se sa kohë ushtrime fizike janë të nevojshme për të evituar këto rreziqe për shëndetin, studiuesit e Universitetit të Sidneit, kanë analizuar për nëntë vite 149 077 persona (45 vjeç e sipër).
Sipas rezultateve, të publikuara në revistën shkencore “Journal of American College of Cardiology”, të qëndrosh ulur për më shumë se gjashtë orë në ditë rrit ndjeshëm rrezikun për vdekje.
Madje të reduktosh vetëm numrin e orëve që qëndron ulur nuk është mjaftueshëm për të reduktuar këtë rrezik, nëse nuk zhvillohen aktivitete fizike. /atsh