Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.
Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në gjendje te rëndë per jetën në Tiranë për ndihme mjekësore.
Në vendngjarje mberriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.
Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i përsonave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Policia theksoi se për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen.
Por Lajmifundit.al mëson se sherri mes të rinjve ka nisur në një lokal të zonës dhe më pas grupi i personave të përfshirë ka dalë jashtë ku ka pasur një përleshje deri në përdorimin e armëve.
Për pasojë janë qëlluar dy personat të cilët janë sjellë në gjendje të rëndë në Tiranë.