Partia Socialiste spanjolle (PSOE) fitoi dje zgjedhjet parlamentare.
PSOE, e drejtuar nga Pedro Sanchez doli partia e parë në zgjedhje dhe ka një diferencë të dukshme me Partinë Popullore, që doli e dyta, por me gjysmën e vendeve në parlament krahasuar me socialistët duke regjistruar kështu një rënie historike.
Historike është edhe futja në parlament e ekstremit të djathtë, VOX, që mori 24 vende në parlament.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte gjithashtu historike, me mbi 75,7%.
Por, socialistët nuk fituan një maxhorancë të mjaftueshme për krijimin e qeverisë.
Kjo nxjerr edhe një herë në pah nevojën për një qeveri me partitë indipendentiste.
“PSOE fitoi zgjedhjet dhe me këtë fitoi të ardhmen dhe humbi të shkuarën”, deklaroi kryeministri Sanchez menjëherë pas fitores./ atsh