Futbollisti që mbeti pa jetë mbëmë në Laç, mik i Bes Kallakut?(foto)

Një vrasje e dyfishtë tronditi mbrëmë qytetin e Laçit, pasi dy kushërinj u ndoqën dhe u vranë me armë pas një sherri në një lokal.

Erion Jushi 30 vjeç dhe Kelvin Jushi 36 vjeç, u plagosën mbrëmë rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 të qytetit nga dy vëllezërit Markel Bushi 25 vjeç dhe Manuel Bushi 23 vjeç, i cili dyshohet të jetë shkaku i sherrit.

“Shqiptarja” mëson se shkak është bërë Manueli i cili pas grindjes me dy kushërinjtë ka marrë në telefon vëllanë e madh dhe kushëririn e tij Vinceskun. Pas sherrit të nisur brenda në lokal, dy palët më pas kanë dalë jashtë për t’u sqaruar.

Autorët kishin armë me vete dhe dy kushërinjtë janë larguar me vrap. Pasi i ndoqën rreth 100 metra, autorët qëlluan Kelvin dhe Erion Jushin disa herë me pistoletë, duke i lënë me plagë më mëdha të cilave nuk iu mbijetuan as pas trajtimit në spitalin e Tiranës.

Por kush është Kelvin Jushi që u vra mbrëmë në Laç?

36-vjeçari ishte një person i njohur, pasi kishte një lokal në qendër të Laçit dhe kishte qenë futbollist i disa ekipeve.

Gjithashtu Kelvin Jushi kishte miqësi edhe me aktorin e njohur të humorit, Bes Kallaku, pasi edhe ky i fundit ka luajtur me Mamurrasin.

Jushi madje ka qenë i ftuar nga Besi në dasmën e tij në 2017.

Kelvin Jushi 30 vjeç ka qenë pjesë e ekipeve të Laçit, Kastriotit dhe Mamurrasit gjatë periudhës 2009-2014.

Loading...