Papagalli u burgos, njoftuan autoritetet, sepse i paralajmëroi dy shpërndarës droge për mësymjen e Policisë dhe thuajse e prishi operacionin e befasishëm.
Kur zogu me pupla të gjelbra dhe të bardha i pikasi oficerët të martën në shtëpinë e pronares së tij në Teresina, klithi sa pati në kokë: Mama, Policia!
Pavarësisht nga përpjekjet e zogut për të shpëtuar pronarët, një burrë dhe një grua u arrestuan.
Drogë, si krak dhe marihuanë, u gjetën në shtëpi bashkë me një sasi të madhe parash.
Policia braziliane nuk e dha emrin e papagallit, që thuhet se ka vazhduar ta tregojë besnikërinë e tij ndaj pronarëve dhe ka refuzuar të këndojë si kanarinë.
The Guardian citoi një gazetar vendas, i cili tha se zogu nuk donte të fliste me oficerët e policisë dhe nuk ‘kishte nxjerrë asnjë tingull”.
Autoritetet besojnë se papagalli është trajnuar për të zbuluar makinat e Policisë.
Ai tani po mbahet në një kopësh zoologjik në Teresina.