Pse çdo minutë e gjumit është e rëndësishme për organizmin?

Nëse qëndroni deri vonë në mbrëmje duke shikuar një episod të serisë suaj të preferuar, ajo mund të ndikojë seriozisht në trupin tuaj.

Shkencëtarët pohojnë se 15 minuta gjumë më të shkurtër se zakonisht është e mjaftueshme për të prishur gjithë metabolizmin tuaj.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Floridës së Jugut kreu një analizë të 130 njerëzve të shëndetshëm dhe të punësuar.

Ata që raportuan se kishin fjetur 15 minuta më të shkurtër, kishin gjatës ditës problem për t’u përqendruar dhe përpunuar informacionin. Kjo rriti nivelin e stresit dhe i bëri më pak produktiv.

Shkencëtarët kanë gjetur po ashtu se këta njerëz janë lehtësisht të hutuar në punë nëse nuk flenë sa duhet.

Në fund, ata arritën në një përfundim që tregon se fjetja është e ndjeshme ndaj stresit dhe kontribuon në stres.

Njerëzit të cilët flenë më mirë janë në biznes për shkak të aftësisë më të mirë për t’u përqendruar në detyrë, bëjnë më pak gabime dhe kanë më pak konflikt me të tjerët

Loading...