Autoriteti Rrugor Shqiptar, njoftoi të hënën se nëpërmjet punës së përditshme të mirëmbajtjes së akseve në të gjithë Shqipërinë, po përkujdeset të paraprijë fluksin e drejtuesve duke i garantuar qytetarëve rrugë të sigurta dhe cilësore.
Kjo fundjave, njofton ARRSH, ka shënuar fluksin e parë të madh të pushuesve drejt Jugut të Shqipërisë. Në ketë kuadër sapo ka përfunduar riparimi i murit mbajtës të rrugës ndërmjet ish pikës ushtarake dhe fshatit Palas pas Qafës së Llogorasë. Ky mur i dëmtuar para riparimit, rrezikonte shembje të dherave me pasojë bllokim dhe dëmtim të shtresave asfaltike.
Këtë fundjavë u kremtuan Pashkët Orthodoske, teksa në zonën jugperëndimore u zhvillua “South Outdoor Festival”, ku mijëra të rinjë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën për disa ditë festive, duke shtuar kështu tej mase dhe fluksin e automjeteve në zonë e jugperëndimore./atsh